“Të përcaktohet buxheti e kostot për ligjin spitalor” – Opozita, në komisionin parlamentar të shëndetësisë: Mungesë transparence
Me debate është shoqëruar diskutimi i projektligjit për shërbimin spitalor këtë të hënë në Komisionin e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale.
Planifikimi buxhetor, mostransparenca e kostove të këtyre shërbimeve, dhe mungesa e dijenisë për përfitimet nga projektligji ishin disa nga shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit e opozitës në komision.
Ndërkohë nga ana e përfaqësuesve të ministrisë së shëndetësisë nuk kishte përgjigje të qarta në lidhje me pyetjet e ngritura nga opozita.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë ky projektligji i ri “Për shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë”, do të sjellë autonomi menaxheriale, sa i takon administrimit, organizimit si dhe autonomi financiare, por dhe planifikim spitalor në nivel kombëtar e mundësi punësimi të dyfishtë të mjekëve.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.