Tkurret aktiviteti i prodhimit në Eurozonë – Rriten shqetësimet për një recesion të mundshëm në vendet anëtare

Aktiviteti i prodhimit në të gjithë eurozonën u tkurr në muajin korrik, në një moment që fabrikat ishin të detyruara të grumbullojnë mallra të pashitura për shkak të rënies së kërkesës. Lajmi u konfirmua nga një sondazh duke shtuar shqetësimet se blloku mund të bjerë në recesion.
Indeksi përfundimtar i menaxherëve të blerjeve të prodhimeve i S&P Global, shënoi rënie në 49.8 në muajin korrik në krahasim me 52.1 të regjistruar në qershor.
Një indeks që mat prodhimin e që shihet si një matës i mirë i “shëndetit” ekonomik, ra në nivelin më të ulët prej më shumë se du vitesh: 46.3%. Në muajin qershor ishte 49.3.
Kryekonomisti për biznesin në S&P Global, Chris Uilliamson, u shpreh se prodhimi në eurozonë po shënon rënie të vazhdueshme në një situatë që rrit shqetësimet për reecesion. Porositë e reja po bien me një ritëm i cili duke përjashtuar muajt e mbylljes për shkak të pandemisë së Covid 19, është më i shpehtë që nga kriza e borxhit në vitin 2012. Ai paralajmëroi gjithashtu se situata do të përkëqesohet në të ardhmen.
Më pak shitje se sa pritshmëritë, të reflektuara në ritmet e përshpejtuara të reduktimit të porosive dhe eksporteve të reja, shkaktuan rritjen më të madhe të stoqeve të mallrave të gatshme të pashitura. Shifra është më e larta e regjistruar ndonjëherë.
Indeksi i porosive të reja ra në 42.6 nga 45.2, niveli më i ulët i regjistruar që nga muaji maj i 2020-ës kur pandemia e koronavirus nisi të mbyllë botën. Kjo tregon njëkohësisht se ka pak mundësi që të shënohet një kthesë së shpejti.
S&P Global konfirmoi se prodhimi shënon rënie në të gjitha vendet e anketuara përvec Holandës, ndërsa situata më kritike është ajo aktualisht në Gjermani, Francë dhe Itali që janë dhe tre ekonomitë më të mëdha të bllokut.
Ekonomia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u tkurr papritur tremujorin e kaluar, duke rritur rrezikun që ekonomia më e madhe në botë të jetë në prag recesioni.
Banka Qendrore Europiane rriti normat e interesit më shumë se sa pritej pasi shqetësimet për inflacionin ishin më të forta se ato për rritjen ekonomike.
Inflacioni i Eurozonës u rrit më shumë se pritshmëritë prej 2% të Bankës Qendrore Europiane, në një nivel rekord prej 8.9% në muajin korrik.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.