Top Glove: Dorezat lateks nuk shiten më – Miliarderi Lim Wee Chai humbet 90% të pasurisë së tij

Top Glove, dorezat me lateks nuk shiten më dhe miliarderi Lim Uee Chai presidenti i grupit malajzian që i prodhon ka humbur 90% të pasurisë së tij. Vetëm një vit më parë pasuria e tij u rrit me një shpejtësi marramendëse, duke prodhuar një të katërtën e dorezave që përdoreshin në botë, duke u rritur në bursë më shumë se bankat, telekomunikacioni dhe komoanitë elektrike të shtetit malajzian. Kjo dhe për shkak të kërkesës si pasojë e pandemisë së Kovid 19.
Në shtatë muajt e parë të 2021 kishte rritur çmimin e aksionit me 450%, me fitimet e kompanisë që u rritën me 1.5oo%. Por fushatat e vaksinimit të zhvilluara në mbarë botën dhe rritja e konkurrencës në tregun e dorezave latex shkaktuan një rënie të vazhdueshme të çmimeve të shitjes së produktit. Dhe paralelisht, vlera e aksioneve të Lim Uee Chai shkoi nga 6 miliardë dollarë në tetor 2020 në 1.6 miliardë dollarë në janar 2022. Por goditja përfundimtare erdhi muajin e kaluar me një rënie prej 99% të fitimeve të kompanisë. Pasuria e financierit malajzian, në këtë pikë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, arrin në më pak se një miliard dollarë, gati 90% më pak nga niveli fillestar.
Vetëm në Malajzi janë të paktën 5 raste të tjera të miliarderëve që kanë humbur cdo gjë. Por rasti i Top Glove është i vecantë për shkak të përmasave dhe shpejtësisë së suksesit por dhe të rënies. Gjithashtu ridimensionimi i shpejtë i kompanisë pritet t’i japë një goditje të rëndë ekonomisë malajziane, që furnizon me 65% të kërkesës në botë për doreza lateksi. Malajzia gjithësesi është në gjendje të rrisë me 50% eksportet e artikujve të gomës deri në arritjen e një vlere totale vjetore prej 14 miliard dollarësh. Por konkurrenca e fortë kineze dhe rënia e cmimeve të produkteve prej gome duket se e kërcënojnë seriozisht suksesin e rradhës.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.