Trafiku ajror në Greqi tejkalon nivelet e 2019 – Udhëtarët që zgjedhin vendin për të pushuar do të jenë edhe më shumë në gusht!

Ministria greke e turizmit konfirmoi se mbërritjet në 15 aeroportet kryesore të Greqisë kanë tejkaluar nivelet e vitit 2019 dhe pritet të përmirësohen gjatë pjesës tjetër të verës.
Mbërritjet nga jashtë në qershor arritën në 3.481.000, pak më shumë se para panedmusë së Covid në 2019-ën kur u regjistruan 3.477.900; dhe gati trefishi i numrit të regjistruar në qershor 2021 – 1.198.000.
Numri i mbërritjeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës, më i madhi në vend, nuk është ende në nivelet e vitit 2019-ës, por kjo mungesë, rreth 9.6%, u plotësua më shumë nga 14 aeroportet më të mëdhenj rajonalë, të cilët kanë regjistruar një trafik më të rëndë ajror se zakonisht në muajin korrik: rreth 10% më i lartë se në vitin 2019.
Arritjet në këtë aeroport përbëjnë 47.2% të totalit, ose 1644.029.
Nëse do të përfshihen dhe fluturimet e brendshme, trafiku total i pasagjerëve në qershor ishte 7 milionë, me 2.4 milionë vetëm në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.