Ulen ndjeshëm çmimet e diamanteve – Brenda 16 muajve shënohet një rënie prej 18%
Çmimet e diamanteve janë ulur 18% nga nivelet më të larta të të gjitha kohërave në shkurt të vitit 2022 dhe janë ulur me 6.5% nga viti në vit, sipas Indeksit Global të Çmimeve të Përafërta të Diamantit. Por vlera e tyre nuk do të bjerë më tej, siç raportojnë analistët e tregut.
Diamantet, së bashku me bizhuteritë e tjera, kanë parë rritjen e çmimeve të tyre gjatë pandemisë pasi konsumatorët ishin të gatshëm të shpenzonin. Sipas ekspertëve konsumatorët ishin ‘të furnizuar’ me para nga tregjet e fuqishme të kapitalit dhe programet e stimulimit ekonomik dhe të etur për t’i shpenzuar ato për dhurata kuptimplote për të dashurit e tyre.
Kur njerëzit nuk mund të udhëtonin ose të hanin jashtë, të gjitha ato para shtesë shkuan në sende luksoze dhe bizhuteri. Dhe kur ekonomia filloi të rihapet, çmimet e diamanteve filluan të rriten duke u ndjekur nga një “rënie e shpejtë”.
Konkurrenca e vazhdueshme nga diamantet e prodhuara nga njeriu, një rikuperim më i ngadalshëm i ekonomisë kineze dhe një sfond i pasigurt makroekonomik janë gjithashtu nxitësit e një tregu të dobët, sipas ekspertëve të industrisë.
Dorina Kurtaj /SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.