Ulet çmimi i karburanteve! Bordi: Nafta 221 lekë, benzina 207 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë çmimin e karburanteve në vend duke vendosur çmime tavan për tregtimin e tyre.
Referuar vendimit, nafta nuk do të mund të tregtohet më shumë se 221 lekë/litri, duke njohur një ulje me 5 lekë për litër.
Po ashtu, çmimi i shitjes me pakicë i benzinës nuk do të jetë më shumë se 207 lekë/litri,duke njohur një ulje me 4 lekë për litër.
Ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i gazit do të jetë 81 lekë/liter.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.