Vendimet/Vangjel Tavo emërohet Prefekt i Vlorës. Kabinetit qeveritar i bashkohet Ana Kapaj
Këshilli i Ministave ka miratuar ndryshime të reja në qeveri duke emëruar në postin e zëvëndësministrit të Arsimit dhe Sportit Znj. Ana Kapaj.
Kjo e fundit vjen nga fusha akademike. Një vendim tjetër është ai për lirimin nga detyra të prefektit të Vlorës Flamur Mamaj dhe emërimin në këtë post të Vangjel Tavos. Ky i fundit ka qenë më herët deputet dhe ministër i Shëndetësisë. Ndërkohë, Rajmonda Balilaj, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.