Vijojnë zjarret masive në Shqipëri – Ja situata aktuale në të gjithë vendin!

Drejtori i Gatishmërisë dhe Përgjegjës ndaj Emergjencave pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Robert Hysenllari njofton se sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri nga të cilat janë shuar vatrat në:
- në fshatin Sojnik, bashkia Gramsh;
- në vendin e quajtur Pajalli, dhe fshatin Dragot, bashkia Belsh;
- në fshatin Topojan, bashkia Cërrik;
- në fshatin Niçë, bashkia Pogradec;
- në lagjen Kala, bashkia Berat;
- në fshatin Dorëz, bashkia Tepelenë;
- në fshatin Dedaj, bashkia Pukë;
- në fshatin Aliaj, bashkia Malësi e Madhe;
- në vendin e quajtur Krrab, bashkia Fushë Arrëz;
- në fshatin Vukatanë, bashkia Shkodër;
- në fshatin Vrion, bashkia Finiq;
- në fshatin Tragjas, bashkia Vlorë;
- në fshatrat Gjerbës dhe Selitë, bashkia Mallakastër;
- në fshatrat Agonas dhe Rrakull, bashkia Kavajë;
- në fshatin Kodër Babrru, bashkia Kamëz;
- në fshatin Gurrë e Madhe, bashkia Klos;
- në fshatin Mazhicë, bashkia Bulqizë;
- në zonën e ish Kënetës, bashkia Durrës;
- në fshatin Kalasë, bashkia Delvinë.
Sipas tij aktualisht janë aktive vatrat në:
- Në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, kjo vatër është riaktivizuar sërish ditën e djeshme, vijon angazhimi i forcave të shërbimit zjarrfikës për izolimin e saj.
- Në fshatin Mal Bardhë, bashkia Kurbin, janë angazhuar forcat e pushtetit vendor për izolimin dhe mbajtjen nën kontroll të vatrës.
- Në fshatin Tunjë, bashkia Gramsh, intensiteti i të cilit ka rënë ditën e sotme, janë angazhuar ditën e sotme forcat e shërbimit zjarrfikës.
Hysenllari u bën thirrje qytetarëve të denoncojnë pranë strukturave të policisë së shtetit çdo rast të dyshuar për zjarrvënje të qëllimshme si dhe të tregojnë kujdes në përdorimin e mjeteve ndezëse dhe çdo aktivitet tjetër në lidhje me zjarret.
E . S / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.