Vijojnë zjarret në Europë 660 mijë hektarë të shkrumbuar shënojnë një rekord të ri

Europa është ende e impenjuar në luftën e saj kundër zjarreve në pyje. 660 mijë hektarë terren janë shkrumbuar në Bashkimin Europian që nga fillimi i këtij viti, një rekord që thyen atë të vitit 2006, që kur të dhënat satelitore nisën të regjistroheshin. Nga këto 250 mijë vatra zjarri janë vetëm në Spanjë
Zjarri i shpërthyer në fundjavë në Val d’Ebo ku u evakuuan 1200 persona është ende jashtë kontrollit, dhe ka djegur më shumë se 8 mijë hektarë deri tani.
Të dhënat shqetësuese, sidomos nëse krahasohen me monitorimin e vitit 2021 gjatë të cilit në periudhën nga 1 janari në 16 korrik u dogjën 346 mijë hektarë, një sipërfaqe shumë më e vogël nga ajo e këtij viti. Një nga vendet e Bashkimit Europian që është prekur më shumë nga zjarret rezulton të jetë Rumania me 149 mijë hektarë të shkatërruar që nga fillimi i vitit, shifra më e lartë e regjistruar në 16 vitet e fundit.
Të dhëna rekord dhe për vende të Europës lindore: Kroacia ka regjistruar 28 mijë hektarë të dejgur në 134 zjarre, Bullgaria mbi 7 mijë hektarë në 50 zjarre, Hungaria rreth 6 mijë hektarë në 44 zjarre dhe Sllovakia 275 hektarë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.