Vijon ‘ashensori’ i tregut valutor- Sa këmbehen sot monedha kryesore?
Dollari amerikan blihet sot me 92.9 lekë dhe shitet me 95.6 lekë duke regjistruar një rritje të lehtë të kuotës nga dita e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal duke vijuar paqëndrueshmërinë e tij edhe këtë të enjte.
Monedha europiane gjithashtu duket se ka rikuperuar pikë këtë mëngjes teksa është blerë sot me 102.6 lekë dhe është shitur me 104.6 lekë krahasuar me një ditë më parë.
Franga zvicerane sakaq ka shënuar edhe ajo një ngjitje të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm pasi në raport e ditën e mërkurë është blerë sot me 105.5 lekë dhe është shitur me 108 lekë.
Paundi britanik ka vijuar edhe ai të luhatët në mënyrë konstante nga dita në ditë teksa është blerë sot me 118 lekë dhe është shitur me 121 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.