Von der Leyen e BE-së thotë se Rusia po përdor furnizimet ushqimore si armë – “Bashkëpunimi global” është “kundërhelmi ndaj shantazhit rus”
Rusia po përdor furnizimet ushqimore si një armë me pasoja globale, duke vepruar në të njëjtën mënyrë si në sektorin e energjisë, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror të mbajtur në Davos, ajo tha se “bashkëpunimi global” ishte “kundërhelmi ndaj shantazhit të Rusisë”.
“Në Ukrainën e pushtuar nga Rusia, ushtria e Kremlinit po konfiskon rezervat e grurit dhe makineritë. Dhe anijet luftarake ruse në Detin e Zi po bllokojnë anijet ukrainase plot me grurë dhe fara luledielli”, shtoi von der Leyen.
Pushtimi rus i Ukrainës dhe përpjekja e Perëndimit për të izoluar Moskën si ndëshkim kanë rritur çmimin e grurit, vajit të gatimit, plehrave kimik dhe energjisë.
Kremlini tha se Perëndimi ishte përgjegjës për krizën globale të ushqimit duke vendosur sanksionet më të rënda në historinë moderne ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.