Zhvillimi i Inteligjencës Artificiale – Tashmë të gjithë mund të jenë programues kompjuterik
Inteligjenca artificiale nënkupton se të gjithë tani mund të jenë një programues kompjuteri pasi gjithçka që duhet të bëjnë është të flasin me kompjuterin. Deklarata u bë nga CEO i korporatës ‘Nvidia’, Jensen Huang, i cili përshëndeti dhe fundin e ndarjes dixhitale.
‘Nvidia’ është zhvilluar për t’u bërë kompania e gjysmëpërçuesve, më e vlefshme, e listuar në botë si një furnizues kryesor i çipave dhe sistemeve kompjuterike për inteligjencën artificiale.
Kompania javën e kaluar parashikoi të ardhurat e tremujorit të dytë më shumë se 50% mbi vlerësimet e Wall Street dhe tha se po rriste ofertën për të përmbushur kërkesën në rritje për çipat e saj të inteligjencës artificiale, të cilat përdoren për të fuqizuar ChatGPT dhe shumë shërbime të ngjashme.
Huang, i cili lindi në Tajvanin jugor përpara se familja e tij të emigronte në Shtetet e Bashkuara kur ai ishte fëmijë, tha se IA po drejtonte aktualisht një revolucion kompjuterik.
Ai u shpreh se pengesa e programimit është tepër e ulët dhe se të gjithë tani janë programues – thjesht duhet t’i thuash diçka kompjuterit. Sipas tij shkalla e progresit, ka të bëjë me faktin se është shumë e lehtë për t’u përdorur, dhe kjo do të prekë çdo industri.
Çipat e ‘Nvidia’-s kanë ndihmuar kompani si Microsoft të shtojnë veçori të bisedës njerëzore në motorët e kërkimit si Bing.
Huang demonstroi se çfarë mund të bënte IA, duke përfshirë marrjen e një programi për të shkruar një këngë të shkurtër pop që lavdëronte ‘Nvidia’ me vetëm disa fjalë udhëzuese.
Ai zbuloi disa aplikacione të reja, duke përfshirë një partneritet me grupin më të madh të reklamave në botë WPP për përmbajtje gjeneruese të aktivizuara nga IA për reklamat dixhitale.
‘Nvidia’ është përpjekur të plotësojë kërkesën për çipat e saj IA, me CEO të Tesla, Elon Musk, i cili thuhet se po ndërton një startup me inteligjencë artificiale. Ai u shpreh se njësitë e përpunimit grafik – GPU janë më të vështira për t’u gjetur sesa droga.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.