Zinxhiri global i prodhimit të ushqimit, katastrofik – Konsumi i mishit u rrit me 500% midis 1992 dhe 2016
“Çelësi” për një dietë më të qëndrueshme është zvogëlimi i konsumit të mishit, pasi jo vetëm që do të tkurren kostot e mëdha të kujdesit shëndetësor, por gjithashtu do të ndihmojë në trajtimin e ndryshimeve klimatike. Konsumi global i mishit u rrit me 500% midis 1992-shit dhe 2016-ës, dhe blegtoria ka një ndikim më të madh në klimë sesa çdo aktivitet tjetër prodhues ushqimor.
Kjo konfirmohet nga një hetim i gjerë i Komisionit Ekonomik të Sistemeve Ushqimore – FSEC, i cili vlerëson se humbjet totale nga zinxhiri global i prodhimit të ushqimit – prodhimi, promovimi dhe konsumi – arrijnë në një shumë të paimagjinueshme prej 15 trilionë dollarësh çdo vit. Por nëse sistemi ndryshon rrënjësisht dhe bashkë me ‘të dhe dieta, përfitimet për shëndetin dhe ekonominë vlerësohen në 10 trilionë dollarë.
Për të ndryshuar strukturën e procesit të prodhimit, është i nevojshëm taksimi i ndotësve nga sektori bujqësor dhe ridrejtimi i subvencioneve drejt ushqimit të shëndetshëm, i cili rritet në mënyra miqësore me mjedisin. Gjithashtu, adoptimi i teknologjive të reja do të ishte i dobishëm për reduktimin e ndotësve, ndërkohë që gjithmonë sipas FSEC, mbështetja financiare e kultivuesve të vegjël është e nevojshme.
Kostoja e këtyre ndryshimeve është midis 200 dhe 500 miliardë dollarë në vit, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve, të cilat qeverive do t’u kërkohet të absorbojnë. Sipas raportit, megjithatë, kjo është një shumë minimale në krahasim me përfitimet e vlerësuara prej 10 trilionë dollarë.
Gjithashtu, deri në vitin 2050, kequshqyerja mund të eliminohet dhe 174 milionë vdekje të parakohshme të lidhura me sëmundjet kronike të lidhura me dietën mund të shmangen. Ky ishte rezultati i parë i mundshëm sipas skenarëve që FSEC po shqyrton. I dyti, e cila studion rrjedhën e planetit bazuar në tendencat ekzistuese, është shumë më ogurzi.
Kostot aktuale shëndetësore të lidhura vetëm me gabimet e sistemit ushqimor vlerësohen në 11 trilion dollarë në vit. Ato lindin veçanërisht nga sëmundjet jo të transmetueshme, si diabeti, hipertensioni dhe kanceret, ndërkohë që shumica e problemeve rëndojnë obezët.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.