Zjarri përfshin Europën jugore – Ekspertët paralajmërojnë: Priten dhe më shumë vatra zjarri

Europa e jugut është në flakë. Zjarret kanë rënë në disa vende por aktualisht situata më shqetësuese është ajo e Portugalisë. Vendi ka regjistruar dhkjetëra zjarre aktive në të gjithë kontinentin prej ditësh tashmë. Në Quinta do Lago, seli e një rezorti prestigjoz golfi, shtëpitë janë evakuuar dhe fushat janë mbyllur. Dhe në qendër të vendit, zjarri fiton dhe më shumë terren duke shkrumbuar pyje dhe banesa, më shumë se 700 persona kanë braktisur zonën.
Portugalia, njësoj si pjesa tjetër e Europës jugore, po përjeton një valë të nxehti anormal. Shërbimi i menaxhimit të emergjencave i Bashkimit Europia sinjalizon një rrezik të lartë të zjarreve në të gjithë rajonin e mesdheut.
Problematike është situata dhe në Spanjë ku zjarrfikësit nuk kanë mundur ende të vënë nën kontroll situatën. Më shumë se 400 persona kanë braktisur shtëpitë e tyre në një kohë që flakët kanë shkrumbuar 4 mijë hektarë terren
Në Francë më shumë se 800 zjarrfikës po luftojnë me dy zjarre të mëdha në pyje në rajonin e Bordo, në jug perëndim të vendit. Sipas autoriteteve francese ishte i domosdoshëm evakuuimi i disa fshatrave në rajon për të siguruar jetën e rreth 6500 personave.
Që nga fillimi i vitit 2022 në Itali janë trefishuar zjarret. Sipas të dhënave zyrtare temperaturat e larta dhe thatësira shkaktojnë zjarre gjithnjë e më të shpeshta dhe më të dhunshme. Një vit më parë 150 mijë hektarë terren u shkrumbuan nga zjarri nga veriu deri në jug të vendit.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.