Aty ku uji është një “mall” i rrallë – Paradoksi i qytezës serbe të Prolom

Në Prolom një nga qendrat më të famshme termale në Serbi, e njohur për ujin e saj që eksportohet në të gjithë pjesën tjetër të vendit por dhe në botë, ka ujë për të gjithë turistët që vijnë, por jo për banorët të cilët jetojnë aty. Uji i pijshëm për këtë qytezë serbe është 270 kilometra larg në jug të Beogradit. Banorëve iu duhet të shkojnë disa herë në shatërvanin e kompleksit të hotelit për të marrë ujë të pijshëm. Ndërsa hoteli që është plot gjatë gjithë vitit, është kthyer në oazin e banorëve
Dhe ata të paktë që kanë arritur të sigurojnë ujë nga fqinjët, marrin sasinë e duhur vetëm për të pirë.
Njerëzit kanë krijuar cdo mundësi për t’u furnizuar me ujë dhe duke përfituar nga reshjet me anë të disa hinkave të sajuara që shkojnë në një serbator, dhe më pas një hidrovor i vogël i con në rubineta. Gjatë dimrit uji mungon për disa ditë pasi ngrin.
Ndërtimi i cisternës vendore të ujit nisi në vitin 2015. Punimet, rinisën një vit më parë dhe u ndërprenë pas 20 ditësh pasi nuk mund të gërmohej më përtej gurëve. Zyrtarisht arsyeja për ndërprerjen e punimive ëhstë mosmarrëveshja mes adiministratës vendore dhe firmës së cilës i është dhënë tenderi.
Por aty ku ka dështuar bashkia, ka pasur sukses privati. Në hotel ka ujë. Banorët mendojnë se braktisja e qytezës është zgjidhja e vetme pasi është e pamundur të udhëtosh cdo ditë me qindra metra për të marrë pak ujë, pavarësisht se burimi është shumë pranë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.