15-vjeçari, Njutoni i Rripit të Gazës – Adoleshenti krijon një sistem për të ndriçuar tendën e familjes
Duke përdorur dy ventilatorë që mori nga një treg skrapi dhe duke i futur disa tela, adoleshenti Hussam Al-Attar ka krijuar burimin e tij të energjisë elektrike për të ndriçuar çadrën ku ai dhe familja e tij po jetojnë pasi u zhvendos nga sulmi i Izraelit në Gaza.
Njerëzit në kampin e tendave përreth i kanë vënë një pseudonim: Njutoni i Gazës. 15-vjecari u shpreh se Njutoni ishte ulur nën një pemë molle kur një mollë i ra në kokë dhe ai zbuloi gravitetin: “Dhe ne këtu po jetojmë në errësirë dhe tragjedi, dhe raketat po binin mbi ne, prandaj mendova të krijoj dritë dhe e bëra”. Shkencëtari anglez Isaac Newton, bëri përparime të jashtëzakonshme në fizikë, matematikë dhe astronomi në fund të shekullit të 17-të dhe në fillim të shekullit të 18-të.
Më shumë se gjysma e 2.3 milionë banorëve të Gazës tani janë grumbulluar në Rafah, në skajin jugor të brezit nga gardhi që e ndan atë nga Egjipti. Familja Al-Attar ka ngjitur tendën e tyre në krahun e një shtëpie njëkatëshe, duke lejuar Hussam të ngjitet në çati dhe të vendosë dy ventilatorët e tij, njëri mbi tjetrin, për të vepruar si turbina të vogla me erë të afta për të karikuar bateritë.
Më pas ai lidhi ventilatorët me telat që gjendeshin nëpër shtëpi dhe përdori çelsat, llambat dhe një pjesë të hollë kompensatë që shtrihej në tendë për të krijuar një sistem ndriçimi me porosi për familjen e tij. Ai tha se dy përpjekjet e tij të para dështuan dhe iu desh më shumë kohë për të zhvilluar sistemin derisa ai e bëri atë të funksiononte në provën e tretë.
Lufta u shkaktua nga militantët e grupit islamik palestinez Hamas, të cilët pushtuan Izraelin jugor më 7 tetor, duke vrarë 1200 njerëz dhe rrëmbyer 253, sipas Izraelit. Duke u zotuar të shkatërrojë Hamasin dhe të çlirojë pengjet, Izraeli është përgjigjur me një sulm ushtarak të gjithanshëm në Gaza që ka vrarë më shumë se 27.000 njerëz, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë.
15 vjecari shprehet shumë i lumtur që njerëzit në kamp e quajnë Njutoni i Gazës, sepse shpreson të bëhet një shkencëtar si Njutoni dhe të realizojë shpikje nga të cilat do të përfitojnë jo vetëm njerëzit e Rripit të Gazës, por e gjithë bota.
Dorina Kurtaj /SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.