Industria kripto konsumon më shumë energji se Greqia – Në SHBA janë përgjegjëse për 2.3% të konsumit total
Qeveria amerikane dëshiron të monitorojë më nga afër konsumin e energjisë në industrinë e kriptove, ndaj paraqiti një kërkesë urgjente në EIA për të mbledhur të dhëna nga ata që zhvillojnë në mënyrë komerciale këtë aktivitet. Si pjesë e anketës, objektet e regjistruara do të duhet të japin informacion mbi konsumin e tyre të energjisë.
Në fakt është vlerësuar se është përdorur më shumë energji elektrike se e gjithë Greqia në vitin 2023, për të gjeneruar kriptovaluta.
Sipas një studimi të ri nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, konsumi global i energjisë elektrike nga minatorët e kriptomonedhave përbën ndërmjet 0.2% dhe 0.9% të kërkesës globale për energji elektrike. Në praktikë, ai është diku midis konsumit vjetor të Greqisë 0.2% dhe atij të Australisë 0.9%.
Konsumi i madh i energjisë në industrinë e kriptomonedhave është një problem i njohur. Shtatorin e kaluar, një analizë e ‘Neë York Times’ zbuloi se miniera e bitcoin konsumon shtatë herë më shumë energji se Google në një vit, ose rreth 91 teravat orë. Vetëm në SHBA, minierat e kriptomonedhave përbëjnë 0.6% deri në 2.3% të konsumit total të energjisë në vend. Kjo do të thotë, e njëjta energji e konsumuar nga i gjithë shteti i Utah ose Virxhinia Perëndimore.
Sipas llogaritjeve nga Indeksi i Konsumit të Energjisë Elektrike të Cambridge Bitcoin, pjesa e minierave të bitcoin që ndodhen në vend u rrit nga 3.4% në janar 2020 në 37.8% në janar 2022. Aktualisht ka gjithsej 137 objekte minerare në 21 shtete të SHBA-së, më të përqendruara në Teksas, Georgia dhe Nju Jork.
Dorina Kurtaj /SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.