2023, buxheti i Bashkive rritje rekord me 17.6% – 8 milionë dollarë rritja e rrogave, 7 milionë mbetjet. PD akuza për punësime fushate
Buxheti i vitit të ardhshëm për njësitë e vetëqeverisjes vendore ka prekur vlerë record duke u rritur me 17.6%, ose sa 1% e Produktit të Brendshëm Bruto. Ai është paraqitur të hënën në Kuvend nga Shoqata për Autonominë Vendore dhe Shoqata e Bashkive të Shqipërisë.
Në total transferta për bashkitë është rritur me rreth 30 milionë dollar, ndërkohë që afërsisht 8 milionë dollar nga ky buxhet do të shkojnë për rritjen e pagave të punonjësve të bashkive në gjithë vendin, ndërsa për trajtimin e mbetjeve janë parashikouar të shpenzohen afërisht 7 milionë dollarë.
Deputetët e djathtë në Kuvend kanë kërkuar informacion nëse parashikohet rritje e numrit të të punësuarve përpara zgjedhjeve, por përfaqësuesit e Shoqatës thanë se ky numër percaktohet nga këshillat e njesive vendore.
Një pjesë e mirë e buxhetit për Qeverisjen vendore dhe për vitin e ardhshëm do i dedikohet rindërtimit të banesave të shkatërruara nga tërmeti i vitit 2019.
Lorenc Rabeta / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.