Ryanair shënon fitime rekord gjatë verës – Kompania pret dhe më shumë klientë në vitet e ardhshëm
Ryanair publikoi fitimin më të madh ndonjëherë për sezonin e tij kryesor të verës. Kompania ajrore shtoi se priste rritje shumë të fortë të pasagjerëve dhe tarifave për vitet që do të vijnë pasi klientët, sipas saj, do të largohen nga rivalët me kosto më të lartë.
Por gjithashtu paralajmëroi se rimëkëmbja e Europës mbetet e ndjeshme ndaj goditjeve nga COVID-19 dhe pushtimi i Rusisë në Ukrainë, duke theksuar se vonesat e dorëzimit të avionëve nga Boeing mund të godasin kapacitetin e saj verën e ardhshme.
Linja ajrore irlandeze, më e madhja në Europë për nga numri i pasagjerëve, fitoi 1.37 miliardë euro në gjashtë muajt deri në fund të shtatorit, gjysmës së parë të vitit të saj financiar.
Ryanair ishte shumë përpara rekordit të saj të mëparshëm të gjysmës së parë prej 1.29 miliardë euro në 2017-ën dhe aksionet e kompanisë u rritën 3.5%.
Michael O’Leary shefi ekzekutiv i kompanisë ajrore u shpreh se shqetësimet rreth ndikimit të recesionit dhe rritjes së inflacionit; cmimeve të konsumit në modelin e biznesit të Ryanair janë ekzagjeruar shumë. Ai shtoi se pret që këto baza të forta të mbështesin trafikun e dendur që parashikohet dhe rritjen mesatare të tarifave të paktën për 18 muajt e ardhshëm.
Një dimër me humbje, gjatë të cilit Ryanair shpreson të rrisë trafikun 10% mbi nivelet e para-COVID, ka të ngjarë të lërë linjën ajrore me një fitim prej 1 miliard deri në 1.2 miliardë euro deri në 31 mars të vitit të ardhshëm.
O’Leary tha se tremujori korrik-shtator kishte sjellë rritje në një shkallë që ai nuk e kishte parë kurrë, me 15% rritje të trafikut të kombinuar me një rritje të tarifave prej 14% falë kombinimit të kërkesës së ndrydhur dhe pakësimit kompanive rivale pas COVID.
Disa rivalë kanë publikuar parashikime optimiste në javët e fundit me Wizz Air, pronarin e British Airways, IAG dhe Lufthansa, të gjithë duke thënë se po shihnin fuqi në rritje në shitjet e biletave pavarësisht frikës nga inflacioni.
Ryanair planifikon të rritet nga 168 milionë pasagjerë këtë vit financiar, në 185 milionë vitin e ardhshëm.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.