3000 të punësuar në agroturizëm, 1.2 mln vizitorë – Domi: Strategjia kombëtare, orientim i një oferte të re
Agroturizmi është në fokus të një strategjie të re, që synon nxitjen e zhvillimit të Bujqësisë dhe Turizmit, përkrah njëra-tjetrës. Rritja e numrit të turistëve në Shqipëri për prof.Acos në Universitetin Bujqësor të Tiranës Shpresim Domi, kërkon standarte për të mos flolur më për një turizëm të lirë, por të orientohet drejt një oferte që nuk është vetëm turizmi bregdetar.
“Ideja është që rëndësia e kësaj strategjie është që nëse duam të flasim për një turizëm që të ketë rritje të kënaqshme e të qëndrueshme, duhet që komponentët të jenë në lartësinë e duhur, në sesnin e standardeve dhe shërbimeve që duhet t’u ofrojmë turistëve vendas dhe të huaj. Kështu që agroturizmi është një nga këto elementët e pazllit të plotë të turizmit. Është koha që të mos flitet për një turizëm të lirë si destinacion, por të fillojmë të flasim se pse duhet të vijnë turistët në Shqipëri dhe të orientohen drejt një oferte që të tërhiqen jo vetëm nga bregdeti”- thotë pedagogu Domi.
Sipas një studimi që UBT ka kryer, Domi thotë për SCAN tv se janë 200 njësi agroturistike dhe sektori ka të punësuar 3000 persona, ndërsa qarkullon mbi 30 mln euro.
“Janë 200 njësi agrotursitike, por vetëm një pjesë e tyre janë të formalizuara. Dhe në tërësinë e vet gjykohet se nga studimi që ne kemi bërë si univeristet, është një sektor që ka mbi 30 mln euro xhiro. Gjithashtu rezulton se punësohen në mënyrë permanente dhe sezonale rreth 3000 persona. Pra ndërlidh 2 sektorë të rëndësishëm bujqësinë dhe turizmin, ka impakt të drejtpërdrejt në sensin e punësimit, në sensin e qarkullimit të parasë dhe një shifër tjetër intresante është fakt që agroturizmi mbështet me të ardhura familjet, pra vetëm një biznes agroturistik, mesatarisht i jep të ardhura rreth 21 familjeve fermere”- shton Domi.
Po sipas studimit të kryer nga ky universitet, Domi pohon se janë 1.2 mln vizitorë të huaj që kanë qënë në njësitë agroturistike, ndërkohë sipas strategjisë kombëtare të re, synohet që të shkohet drejt objektivit, +1000 njësi agroturistike deri në vitin 2030.
Alida Lula / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.