4 miliardë lekë garanci për eksportuesit – Akti normativ diskutohet në Komisionin e Ekonomisë
Ndryshimet në buxhetin e shtetit në muajin e dytë të vitit përmes një akti normativ, të cilat synojnë ti japin më shumë fokus investimeve, duke shtuar në këtë zë afro10.2 miliardë lekë apo 89 milionë euro, janë diskutuar në Komisionin e Ekonomisë.
Zv,ministrja Adela Xhemali, shpjegoi se ndryshimet buxhetore u bënë për shkak të performancës në të ardhura, tepricës në zërin e sigurimeve shoqërore dhe akomodimin e garancisë shtetërore prej 4 miliardë lekësh për fasonët.
Sipas aktit normativ, të ardhurat e përgjithshme janë rritur me 10.6 miliardë lekë, apo rreth 28.2 për qind të PBB. Peshë kryesore në rritjen e të ardhurave kanë pasur kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore me rreth 7.9 miliardë lekë, tatimi mbi fitimin si dhe Tatimi mbi Vlerën e Shtuar.
Ndërsa shpenzimet e përgjithshme publike janë rritur me 6.7 miliardë lekë nga buxheti fillestar, duke zënë 30.6 % të PBB. Investimet publike me aktin normativ kapërcejnë nga 77.3 miliardë lekë që ishin parashikuar në buxhetin fillestar për vitin 2024, në 87.5 miliardë lekë apo 3.6 % e PBB.
Ku vetëm buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës rritet me 4,3 miliardë lekë, nga të cilat ku 1 miliardë lekë shkojnë shtesë do të shkojnë vetëm për financimin e projekteve rrugore.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.