45% e biznesit gjerman, pesimistë për ekonominë – Mungesa e fuqisë punëtore shihet si rreziku më i madh për kompanitë
Rreth 45 përqind e bizneseve gjermane e konsiderojnë situatën ekonomike aktuale të Shqipërisë negative ndërsa vetëm 18 për qind vlerësojnë se është më mirë se një vit më parë.
Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) ka publikuar anketimin lidhur me klimën e biznesit dhe investimeve në Shqipëri, ku sai takon pritshmërive, pjesa më e madhe e kompanive janë skeptike për ndryshim të situatës.
Dy nga shqetësimet kryesore të bizneseve janë mungesa e transparencës kryesisht ne tenderët publikë dhe mungesa e fuqisë punëtore.
Ndër rreziqet më të mëdha në zhvillimin e ekonomisë për kompanitë në 12 muajt e ardhshëm, bizneset shohin mungesën e fuqisë punëtore.
Të pyetur nëse do ta zgjidhnin sërish Shqipërinë si vend për të investuar, 70 për qind e sipërmarrjeve përgjigjen pozitivisht dhe 30 për qind negativisht. Anketa ka përfshirë kryesisht biznese të mëdha në të gjithë sektorët e ekonomisë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.