6 në 10 familje nuk kursejnë dot/ Vetëm 38% munden, për pleqërinë dhe edukimin e fëmijëve!
Thuajse 6 në 10 familje shqiptare nuk mund të kursejnë, tregojnë të dhënat më të fundit nga një vrojtim i Bankës së Shqipërisë, por që i referohet periudhës para krizave, pra në vitet 2018-2019. Kështu, shifrat tregojnë se 62% e familjeve në vendin tonë nuk kursejnë, dhe vetëm 38% mund t`ia dalin. Pavarësisht se konteksti i këtyre shifrave është jashtë aktualitetit të kohës ku gjendemi, japin një panoramë të qartë të normalitetit të familjeve shqiptare. Nga këto të dhëna rezulton gjithashtu se, familjet me 3 anëtare kursejnë më shumë se të tjerat, ndërsa ato me vetëm një anëtar kursejnë më pak. Nga ana tjetër, ndër familjet me të ardhurat më të ulta, që përbëjnë 20% të familjeve në total, 83% e tyre nuk arrijnë të kursejnë, ndërkohë që ndër familjet më të pasura, që përbëjnë gjithashtu rreth 20% të totalit, 57% e tyre ja dalin të kursejnë…..Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.