“Politika sociale për zbutjen e efekteve të çmimeve” – Xhepa: Bordet e transparencës nuk e zgjidhin krizën. Të nxitet konkurrenca
Ndërsa atë ardhurat në buxhetin e shtetit janë rritur me afro 285 milionë euro në 4 muajt e parë të vitit në raport me të njëjtën periudhë të një vitit më parë dhe kjo më së shumti për shkak të rritjes së çmimeve, ekspertët sugjerojnë një rishpërndarje për shtresat në nevojë.
Në një intervistë për SCAN, eksperti i ekonomisë Selami Xhepa, shprehet se pasojat e krizës për shtresat në nevojë kanë qenë shumë të mëdha dhe për këtë qëllim duhet të mendohen për politika më të buta sociale për këto kategori.
Lidhur me funksionimin e bordeve të ngritura nga qeveria për mbajtjen nën kontroll të çmimeve, Xhepa shprehet se ajo që duhet të bëjë realisht qeveria, është sigurimi i konkurrencës në treg.
Prej afro 3 muajsh qeveria ka ngritur dy borde të cilat në mënyrë periodike vendosin çmimet tavan për tregun e hidrokarbureve dhe për disa produkte kryesore të shportës. Ndërsa për shtresat në nevojë, janë vënë në dispozicion 3 mijë lekë në muaj për një peiudhë 3-mujore me qëllim përballimin e krizës.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.