Përzgjidhen 20 start up-e më të mira, financim deri 30 mijë euro – Fokus i granteve, promovimi i inovacionit dhe zhvillimit ekonomik në Shqipëri
Shpallen fituesit e start up-eve, pas thirrjes së parë për aplikime të Challenge Found.
Nga 247 start up-e të cilët aplikuan në këtë thirrje, juria e përbërë nga ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, pas shqyrtimit të tyre arriti të përzgjedhi 20 start up-e, të cilët do të mbështeten me një fond prej 10.000-30.000 euro.
Juria fokusin e vlerësimit e kishte te inovacioni, idetë novative, sipërmarrjen si dhe kontributin e tyre në avancimin e ideve dhe zgjidhjeve të reja në transformimin e industrive dhe komuniteteve.
Skema e granteve për start up-e, menaxhohet nga Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim, nga ku synim është promovimi i inovacionit, sipërmarrjes dhe zhvillimit ekonomik në Shqipëri.
Diamila Leka/SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.