Shërbime bazike bankare pensionistëve e nevojtarëve – Sejko: Sfidë inflacioni, por nuk do biem në recesion. Të mbrohen shtresat e varfra
Ekonomia shqiptare do t’i rezistojë krizës së shkaktuar nga Konflikti në Ukrainë pa kaluar në recesion, por sfidë do të jetë rritja e çmimeve. Ka qenë ky qëndrimi i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Gent Sejko gjatë raportimit vjetor në Kuvend, ku theksoi rëndësinë e mbrojtjes nga inflacioni të shtresave në nevojë.
Ai tha se banka po punon edhe për garantimin e shërbimeve bankare bazike për shtresat në nevojë, një projekt që është paralajmëruar më herët nga Qeveria, e cila parashikon pajisjen me karta sociale të pensionistëve e qytetarëve që nuk kanë llogari bankare.
Sejko përmendi edhe përmirësimin e pozicionit të Shqipërisë sa i përket rrezikut të pastrimit të parave duke ju referuar raportit të sapo publikuar nga Moneyval.
Lorenc Rabeta / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.