Ndërtimi “lokomotiva” e ekonomisë/ Nxiti PBB të rritet me 5.97% në T1 2022, bashkë me pasuritë e paluajtshme
Produkti i Brendshëm Bruto vlerësohet më rritje përgjatë tremujorit të parë të vitit, tregojnë të dhënat nga Instituti i Statistikave. Kjo rritje fiksohet në 5.97%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021, ndërsa nga ana tjetër konsumi final i popullatës ka pësuar rritje me 8.63%. Shifrat tregojnë se gjatë tremujorit të parë të vitit padyshim që ndërtimi është “lokomotiva” e ekonomisë. Ky zë regjistron kontributin më të lartë në rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto, me 1,95 pikë përqindje. Zëri i dytë me kontributin më të lartë është tregtia dhe transporti me 1.55 pikë përqindje, ndjekur nga aktivitetet e pasurive të paluajtshme. Dega e cila ka dhënë kontributin më të vogël në rritjen e përgjithshme të prodhimit është bujqësia, pyjet dhe peshkimi si dhe informacioni dhe komunikacioni me 0.01 pp dhe 0.03 pp respektivisht. Shifrat po ashtu tregojnë se grupi “Arte, argëtim dhe çlodhje” si dhe “Administrata Publike, Arsimi dhe Shëndetësia” kanë kontribuar negativisht në prodhim me 0.35 pikë dhe 0.18 pikë.….Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.