Java mbyllet negativisht për Dollarin amerikan dhe Paundin britanik!
Dollari amerikan e ka mbyllur negativisht këtë javë pasi në raport me ditën e djeshme ka regjistruar rënie teksa blihet sot me 113.5 lekë dhe shitet me 115 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik gjithashtu ka pësuar një rënie të kuotës mëngjesin e kësaj të premte pasi krahasuar me një ditë më parë blihet sot me 137.8 lekë dhe shitet me 139 lekë.
Monedha europiane vijon të qëndrojë relativisht e qëndrueshme edhe pse ka humbur pikë të konsiderueshme në raport me muajin e kaluar duke u blerë sot me 116.3 lekë dhe duke u shitur me 117 lekë.
Franga zvicerane blihet sot me 118.4 lekë dhe shitet me 119.6 lekë duke qenë e vetmja që ka shënuar një rritje të vlerës në raport me ditën e enjte referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.