Ndryshon kahu i tregut valutor – Forcohen valutat kryesore përballë monedhës vendase!
Monedha europiane ka rikuperuar pikë këtë mëngjes duke u blerë sot me 116.5 lekë dhe duke u shitur me 117.3 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me një ditë më parë.
Edhe Paundi britanik është forcuar krahasuar me ditën e mërkurë pasi është blerë sot me 138.3 lekë dhe është shitur me 139.4 lekë.
Dollari amerikan gjithashtu ka regjistruar rritje të vlerës në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 114 lekë dhe duke u shitur me 115.4 lekë.
Referuar tregut të brendshëm valutor Franga zvicerane ka pasur edhe ajo një rritje të kuotës teksa blihet sot me 118.4 lekë dhe shitet me 119.3 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.