“Problem pasterizimi i baktereve tek Wudy, në Itali” – Meqemeja: Produktet janë tërhequr, të tjerat të konsumueshme
Problemi i konstatuar në një nga pajisjet e pasterizimit që mundëson vrasjen e baktereve në produktet e mishit, ka sjellë dhe tërheqjen e një sërë lotesh nga tregu të shpërndara në Shqipëri.
Kështu e shpjegon përfaqësuesi i Frigo Food importuesit të produkteve “Wudy Aya” nga Italia në Shqipëri, Sokol Meqemeja i cili thotë se produktet janë të gjitha të sigurta në vendin tonë.
I pyetur për shifrat se sa produkte nga ky stabiliment me defekt janë konstatuar në Shqipëri, Meqemeja nuk dha të dhëna por kritikoi AKU-n për një alarm jo shqetësues sipas tij.
Për të demostruar se produktet aktuale të Wudy-t në treg nuk janë të dëmshme për shëndetin e njeriut, përfaqësuesit i kompanisë “Frigo Food” që importon nga Italia konsumoi një salcice nga kutia e sapohapur.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.