Bashkitë, “gërshërët” në punë publike – Ulën shpenzimet, investohen vetëm 17 për qind e fondeve
61 bashkitë në vend shpenzuan afro 16.7 miliardë lekë apo 142 milionë euro në total në 3 muajt e parë të vitit, duke regjistruar ngadalësim me 9 për qind në terma vjetorë. Shpenzimet me fondet e veta arritën në 11 miliardë lekë, me rritje në 3.6 për qind në terma vjetorë, ndërsa ato me fondet e kushëtuzuara u regjistruan në 5.7 miliardë lekë, me një rënie afro 27 për qind.
Nga të dhënat zyrtare të pasqyruara në raportin e financave vendore, ajo që vihet re është se nga i gjithë fondi i shpenzuar, janë sakrifikuar punët publike, për të cilat është përdorur vetëm 17 për qind e totalit. Fondet e kushtëzuara kanë shkuar në masën 100 për qind për shpenzime personeli dhe operative.
Sa i takon mënyrës se si shpenzoi pushteti vendore, vihet re se burimet e veta më së shumti u përdorën për shërbime të përgjithshme publike, të cilat zënë 25 për qind të totalit, arsim me 21 për qind, pëe ccështjet ekonomike u shpenzuan 18 për qind e fondeve dhe strehim dhe komoditete kkomunitet zuri 15 për qind të shpenzimeve totale.
Ndërsa tek fondet e kushtëzuara, 89 për qind të totalit e zë mbrojtja sociale, ku bëhet fjalë për pagesat mujore të ndihmës ekonomike, ,asistencës sociale, paaftësinë në punë, etj. 9 për qind është shpenzuar për strehim dhe 2 për qind për shëbime të përgjithshme publike.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.