Fenomeni i emigracionit po dëmton Shqipërinë – Shifra e të rinjve të larguar nga vendi ynë gjithnjë e në rritje
Vit pas viti, fenomeni i emigracionit po merr përmasa alarmante dhe po përfshin segmente të shoqërisë me aftësi.
Fenomeni i largimit është më i lartë në Shqipëri, se kudo tjetër në Europë.
Sociologu Mërtiri tha në “Sintezë” se pavarësisht këtyre shifrave alarmante, qeveria shqiptare nuk ka marrë asnjë masë.
Nga ana tjetër, pedagogu Kina u shpreh se duhet një politikë ndryshe, e cila mban këta të rinj në Shqipëri që nga studimi e deri tek punësimi i tyre.
Në harkun kohor të tre dekadave të fundit, vendi ka përjetuar një tkurrje të madhe të popullsisë, kryesisht të brezit të ri.
Franceska Ndoja / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.