Cilat automjete nuk do të prodhohen më në 2023? – Ford Fiesta dhe Audi R8 ndër markat që ndalojnë këtë vit
Viti 2023 do të jetë viti i nxerrjes nga prodhimi të modeleve ikonike të automjeteve, duke filluar nga markat shumë të përhapura e popullpre si dhe me historik të gjatë si Ford Fiesta e deri tek një super automjet i fuqishëm si Audi R8. Mbetet për t’u theksuar se në periudhën 2021 / 2022 kanë dalë nga prodhimi automjete popullore që i përkasin të ashtuquajturit segment A – ai i Panda, pasardhësja e të cilës do të jetë një automjet me përmasa shumë të ndryshme. Këtu mund të përmendim për shembull, Toyota Aygo, Citroën C1 dhe Peugeot 108.
Toyota për të thënë të vërtetën ka mbetur në segmentin A me Aygo X, që është një mini suv me një kosto jo dhe aq popullore. Dy automjete të tjera qyteti si Kia Picanto dhe Hyundai i10 brenda shumë mundësive nuk do të kenë pasardhës.
Arsyeja për këtë është se transformimi i tyre në automjete elektrike kushton shumë dhe nuk do të ishin aspak fitimprurëse. Nga ana tjetër profilet e automjeteve të segmentit A dhe B kanë qenë gjithnjë të kritikueshme.
Por aktualisht mes modernizimit dhe transformimit në automjete elektrike në mënyrë të detyrura, disa automjete do të zhduken nga qarkullimi dhe disa modele të famshme të segmentit C nuk do të kenë pasardhës. Për të mos folur për gama si Audi dhe mercede që do të ripozicionohen lart, sepse prodhuesit nuk synojnë më sasitë por kufijtë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.