Shërbimi i borxhit publik rritet në 780 Mln dollarë – Interesat e huasë së brendshme shumë më të larta se të jashtmet, 240 milionë dollarë
Ndërsa borxhi publik ka arritur në vitin 2022 vlerën rekord prej më shumë se 1.37 trilionë lekë, rreth 13.5 miliardë dollarë, në vlera rekord janë rritur edhe kostot e shërbimit të huasë qeveritare.
Për vitin 2022, Qeveria pagoi në total 780 miliardë lekë, afërisht 780 milionë dollarë për shërbimin e borxhit. Rritja është shumë e fortë, me thuasje 100 milionë dollarë krahasuar me vitin 2021, duke reflektuar edhe rritjen e fortë të borxhit publik në dy vitet e fundit. Vetëm kosto e interesave për vitin e shkuar ka arritur në 39.6 miliardë lekë, afërisht 390 milionë dollarë.
Bie në sy se interesat e borxhit në vitin 2022 i kanë kushtuar Qeverisë shumë më tepër në tregun e brendshëm, sesa ai i marrë në tregjet ndërkombëtare. Kështu, interesat e borxhit të brendshëm i kanë kushtuar buxhetit të shtetit rreth 240 milionë dollarë në vitin 2022, ndërsa të borxhit të jashtëm 150 milionë dollarë.
Të matura në raport me produktin e Brendshëm Bruto, interesat e borxhit për vitin 2022 rezultojnë sa 3,79% e PBB.
Lorenc Rabeta/SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.