Bizneset “flenë” me detyrime në Tatime – Shtohen mbi 22 mijë subjekte debitorë
Nga të dhënat e administruara nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, gjatë vitit 2022, rezultojnë mbi 109 mijë biznese debitore me status pasiv. Në të njëjtat të dhëna, theksohet se subjekte debitore gjithsej janë 182.379 në total.
Por si ka nisur 2023. Duke ju referuar të dhënve nga Drejtoria e Mbledhjes së Detyrieve Tatimor, trendi i detyrimeve të papaguara është rritur këtë fillim vit në mbi 22 mijë subjekte të cilët nuk kanë likujduar detyrimet tatimore.
Vetëm në muajin janar të këtij viti janë konstatuar mbi 190 mijë tatimpagues tatimor, ku 38% janë tatupagues aktiv dhe 62% janë tatimpagues pasiv. Kujtojmë që janarin e vitit që lam pas tatimpagues debitorë rezultuan mbi 168 mijë.
Përpos faktit që janë debitor, Administrata Tatimore ka evidenduar rastet kur bizneset kanë diferencime në fatura.
Sipas institucionit janë bërë një sërë njoftimesh pasi është evidenduar një numër i konsiderueshëm i rasteve me diferenca në librin e shitjes të deklaruar në sistemin e-filing dhe të faturave të regjistruara në sistemin e Fiskalizimit nga Drejtoria e Menaxhimit të Riskut, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.
Diamila Leka/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.