Java mbyllet negativisht për valutat e huaja!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht duke humbur pikë këtë mëngjes teksa është blerë sot me 3.8 lekë dhe është shitur me 94.7 lekë nga dje.
Monedha europiane blihet sot me 100.7 lekë dhe shitet me 101.3 lekë duke vijuar të mos rikuperojë pikë nga humbja e vazhdueshme që ka pasur këtë periudhë sipas kursit të këmbimit lokal.
Franga zvicerane sakaq është blerë sot me 102.4 lekë dhe është shitur me 103.4 lekë duke shënuar kështu një zbritje të konsiderueshme të kuotës këtë të premte.
Paundi britanik edhe ai nuk duket ta ketë mbyllur pozitivisht këtë javë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 117 lekë dhe është shitur me 117.8 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.