Shpallet fituesi për projektin “Expo Albania” – Konkursin e fiton studio amerikane Steven Hall
Pas prezantimit të projekteve të të gjitha studiove konkurruese për projektin më të mirë të qendrës multifunksionale të Tiranës “Expo Albania”, juria ka vendosur që fituese të shpallet studio e famshme e arkitektëve amerikanë Steven Hall.
“Ndonjëherë frymëzimi vjen andej nga se pret. Ne vlerësuam shumë integrimin e artit deri në atë pikë sa arti shndërrohet në akritekturë. Shqiptarët do ta merrnin shumë përzemër këtë ndërtesë. Njëzëri juria vendosi që fituesi është skuadra e Steven Hall.”
“Jemi shumë të frymëzuar, Falendenderojmë jurinë, falenderojmë Edi Ramën për ftesën që na bëri për të punuar në Shqipëri. Këo janë projektet shumë të mira në portofolin tonë. Ne jemi shumë të lumtur për të punuar projekte të tilla.”
“Expo Albania” do të jetë një hapësirë e dedikuar për evenimente, panaire, koncerte dhe takime, njëherazi edhe si strukturë akomoduese pasi parashikohet të ndërtohen edhe hotele me 3 apo 4 yje.
Ndërkohë do të jetë qendra më e madhe në kryeqytet, duke tejkaluar kapacitetet e Pallatit të Kongreseve si edhe të dy qendra të tjera të ngjashme, të ndërtuara nga kompani private.
Diamila Leka/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.