Festimet e Ditës së Verës/ Nga ballokumja, e deri tek veroret. Mbushet sheshi në Tiranë me njerëz e aktivitete të ndryshme
Në Tiranë të rritur e fëmijë zgjodhën bulevardin Dëshmorët e Kombit për të festuar me këngë, pije të ndryshme por mbi të gjitha edhe me verore në duar, një simbolikë që shumica e shqiptarëve preferojnë ta respektojnë në këtë ditë duke e vendosur në duar.
Ballokumet nga Elbasani nuk mund të mungonin, teksa vet zonjat e kësaj zone kishin udhëtuar disa kilometra për ta shpërndarë këtë traditë edhe në kryeqytet.
Shqetësimi që shprehin këtë vit janë kostot e larta të cilat janë përkthyer edhe në rritjen e çmimeve.
Marinela Lina / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.