Bursat europiane i rikthehen fitimeve – Largohen përkohësisht shqetësimet për sistemin bankar global
Bursat europiane janë hapur në rritje në sesionin e parë të kësaj jave, pasi autoritetet kanë deklaruar se do të veprojnë menjëherë për të mos lejuar një përhapje të panikut në të gjithë sistemin bankar global. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me rreth 1.4%, ndërsa sektori bankar realizon fitimet më të mëdha, në rritje me 2.8%.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, First Citizens Bank ra dakord të blejë shumicën e aksioneve të Silicon Valley Bank, por investitorët janë në alert në lidhje me sistemin bankar dhe ekziston frika për një kontaminim të mëtejshëm. Marrëveshja përfshin blerjen e rreth 72 miliardë dollarë asete të SVB, me një zbritje prej 16.5 miliardë dollarë.
Ndërkohë, të premten e kaluar aksionet e Deutsche Bank u përfshinë nga një shitje masive. Rënia erdhi pas vendimit të Goldman Sachs për të zhvlerësuar në “neutral” sistemin bankar europian. Edhe shumica e tregjeve në rajonin e Azi-paqësorit patën një tendencë në rritje gjatë sesionit të sotëm.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.