Tregu i monedhave vijon qëndrueshmërinë – “Tavani i borxhit” kalon në Dhomën e Përfaqësuesve, pritet votimi në Senat
Tregu monetar po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, përballë monedhave kryesore ndërkombëtare, pasi janë ulur mundësitë që Rezerva Federale në SHBA të rrisë normat e interesit në takimin e ardhshëm. Ndërkohë, Dhoma e Përfaqësuesve e kaloi projektligjin për të pezulluar tavanin e borxhit prej 31.4 trilionë dollarë.
Tashmë dokumenti do të shkojë në Senatin amerikan dhe duhet të votohet përpara ditës së hënë. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 104.2, niveli më i lartë në 2 muajt e fundit.
Euro vijon të qëndrojë poshtë 1.07 dollarëve, dhe është gjendur nën presion nga të dhënat e publikuara të mërkurën, që treguan një ngadalësimi të inflacionit të Gjermani dhe në Francë.
Zyrtarët e Rezervës Federale sinjalizuan për një pushim me rritjen e normave të interesit, për ti dhënë më shumë kohë bankës qendrore për të vlerësuar ndikimin e deritanishëm të rritjes së interesave. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin ka vijuar tendencën në rënie dhe po tregtohet në rreth 26,700 dollarë, ndërsa ethreum po tregtohet në rreth 1850 dollarë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.