Nafta bie me rreth 1 dollar – Çmimet gjenden nën presion nga ngadalësimi i ekonomisë kineze
Nafta ka rënë me rreth 1 dollar në sesionin e sotëm, për shkak të dyshimeve mbi rimëkëmbjen e kërkesës në Kinë, që ka zbehur edhe vendimin e Arabisë Saudite për të ulur më tej prodhimin edhe me 1 milionë fuçi në ditë. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 75 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 70 dollarë për fuçi. Javën e kaluar, të dyja kontratat u rritën me rreth 2.3%.
Paqartësitë në lidhje me Kinën kanë shkaktuar një shitje masive të kontratave të naftës. Njëkohësisht, shumë banka e kanë ulur parashikimin për rritjen ekonomike në Kinë për vitin 2023, pasi të dhënat për majin treguan se ekonomia e dytë më e madhe në botë e ka humbure vrullin e rimëkëmbjes.
Çmimet po gjenden nën presion edhe për shkak të pritshmërive se Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët e tjerë, me në krye Rusinë, do të përpiqen të gjejnë një marrëveshje në lidhje me kuotat e prodhimit. Më herët gjatë këtij muaji, OPEC+ ra dakord të mos ndryshojë kuotat e prodhimit, por Arabia Saudite njoftoi se do të ulë më mënyrë vullnetare prodhimin edhe me 1 milionë fuçi naftë në ditë, duke filluar nga korriku i këtij viti.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.