Konsumatorët presin inflacion më të ulët – Sondazhi i BQE për Eurozonën/ Ulje e standardeve të jetesës dhe kursimeve
Konsumatorët enë vendet e Eurozonës presin që inflacioni të vijojë të ngadalësohet në muajt dhe vitet e ardhshëm, por mbeten pesimistë për fuqinë e tyre blerëse dhe çmimet e banesave, tregoi një sondazh i Bankës Qendrore Europiane.
Anketa mujore e BQE-së për “Pritjet e Konsumatorit” arriti në përfundimin se rritja e pandërprerë e normave të interesit po fillonte dalëngadalë të kishte sukses në parandalimin e rritjes së inflacionit.
I anketuari mesatar në edicionin e qershorit të vrojtimit priste që inflacioni të ishte mesatarisht 3.4% gjatë 12 muajve të ardhshëm, nga 3.9% një muaj më parë dhe duke zgjeruar një rënie që filloi në fund të 2022. Konsumatorët gjithashtu ulën pritshmëritë e tyre për inflacionin në 2.3%, nga 2.5% në maj, duke u afruar më shumë me objektivin 2% të BQE-së.
Sondazhi tregoi gjithashtu se, konsumatorët vazhduan të prisnin që të ardhurat e tyre të rriteshin shumë më ngadalë, në 1.2%, sesa inflacioni dhe shpenzimet gjatë 12 muajve të ardhshëm, duke nënkuptuar një ulje të standardeve të jetesës dhe kursimeve.
I anketuari mesatar ishte gjithashtu po aq pesimist sa ka qenë në dy vitet e fundit për çmimet e banesave, të cilat ata prisnin të rriteshin me vetëm 2.1% gjatë vitit të ardhshëm.
Sondazhi tregoi gjithashtu se, perceptimet e familjeve për strehimin janë përkeqësuar ndjeshëm që nga mesi i vitit 2021, për shkak të pritjeve për norma më të larta të hipotekave dhe inflacionit, si dhe tkurrjes së ekonomisë.
Dorian Koça/SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.