Rekord në Mynih: 7.2 milion persona morën pjesë në “Oktoberfest’ – Kjo është hera e tretë në histori pas viteve 1984 dhe 1985
“Oktoberfest” festa e birrës në Mynih të Gjermanisë mblodhi një numër rekord vizitorësh këtë vit: 7.2 milionë.
Kjo është vetëm hera e tretë në histori, pas vitit 1984 dhe 1985 që ky eveniment u ndoq nga më shumë se 7 milionë njerëz. Shifrat janë konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet vendase.
“Oktoberfest” zgjati 18 ditë këtë vit, dy ditë më shumë se zakonisht, për shkak të festës kombëtare të “Ditës së Unitetit të Gjermanisë” e cila festohet në 3 tetor.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.