Fituesit e Nobelit për kiminë: Bawendi, Bruce dhe Ekimov zbuluan zhvillimin e pikave kuantike
Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave publikoi emrat e tre shkencëtarëve fitues të çmimit Nobel të këtij viti në Kimi, Mundzi Bawendi, Louis Bruce dhe Alexei Ekimov.
Çmimi Nobel i vitit 2023 në Kimi nderon zbulimin dhe zhvillimin e pikave kuantike, nanogrimcave që janë aq të vogla sa madhësia e tyre përcakton vetitë e tyre.
Nanogrimcat dhe pikat kuantike përdoren në dritat LED dhe ekranet televizive dhe mund të përdoren gjithashtu për të udhëhequr kirurgët në heqjen e indeve kanceroze.
Çmimi më shumë se njëqindvjeçar jepet nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave dhe shoqërohet me një shpërblim financiar prej 950 mijë euro.
Dorina Kurtaj /SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.