Investimi në tregun e kriptomonedhave në Shqipëri – Dokuzi: Mining nuk është më i leverdisshëm
Ndonëse gjatë viteve të fundit në tregun e kriptomonedhave njerëzit kanë investuar shuma të konsiderueshme paraje duke përfituar sadopak nga nga kjo fushë, sipas ekspertëve në Shqipëri duket shumë e vështirë të investoshë në tregun e kriptomonedhave për shkak të nivelit të ulët ekonomik që vendi jonë ka.
Shqipëria bëhet ndër të paktët vende në Europë që nuk lejon prodhimin e kriptomonedhave ose të kryesh mining pa patur një licensë më parë, vendim që u miratua më 21 maj të vitit 2020.
Përveç kësaj vitin që lamë pas u ndërmorë dhe ligji i dytë për kriptovalutat ku vihej re se çdo person që merret me tregtimin e kriptomonedhave do të taksohet pasi quheshin si të ardhura nga mjete virtuale.
Kriptovaluta më e madhe “Bitcoin” momentalisht lundron në ujrat e 45 mijë dollarëve, sipas lajmeve të shumtë që qarkullojnë në rrjete sociale, Bitcoin pritet të regjistrojë vlerën më të madhe të arrirë ndonjëherë.
Hamit Yzeiraj/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.