“40% më shumë rezervime në Shëngjin” – Kumbaro: Vëmendje infrastrukturës dhe pastërtisë në plazhe
Me nisjen e sezonit turistik bregdetar, Mirela Kumbaro, ishte në Shëngjin për të mbikqyrur infrastrukturën dhe pastërtinë e plazhit.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, u shpreh se këtu ka pasur një numër shumë të lartë rezervimesh krahasuar me vitin e shkuar, tendencë kjo që po ecën paralel me hyrjet në kufi dhe fluturimet në Rinas.
“Operatorët e lirë na thanë se janë 40% më shumë rezervime se viti i kaluar. Të njëjtat shifra kemi edhe nga hyrjet në kufi, të njëjtat shifra kemi edhe nga flutrurimet në Rinas, që do të thotë, në mënyrë proporcionale, ky plus 40% na konfirmohet në të gjitha drejtimet, prandaj do ta kemi më të madhe sfidën.”
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, theksoi se në Shëngjin ka pasur një rritje të madhe të shitjes së apartamenteve, sidomos për të huajt.
“Për një vit e gjysëm janë shitur 400 apartamente te të huajt dhe 900 te shqiptarët e Kosovës, pra 1200 në total vetëm në Shëngjin. Statistikat janë marrë zyrtarisht nga zyrat e noterisë që kanë bërë kontratat e shitjes. Ka polakë, cekë, italianë, gjermanë, anglezë, francezë, izraelitë, pra nga e gjithë bota.”
Kumbaro bëri thirrje që të merren masa për vendosjen e hartave turistike në hyrjet dhe rrugët ndërqytetase, si dhe tabela për menaxhimin e mbetjeve. Shqipëria priti rreth 10.1 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit të shkuar, ndërkohë që për këtë vit parashikimet janë për rreth 14 milionë.
Ledina Elezi/SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.