Arabia Saudite, tregu më i madh i ndërtimit në botë – Vlera totale e prodhimit arrin në 181.5 miliardë dollarë
Arabia Saudite do të bëhet tregu më i madh i ndërtimit në botë, pasi mbretëria po derdh shuma të mëdha parash në projekte që synojnë rinovimin dhe diversifikimin e ekonomisë. Në këtë përfundim arrin raporti i grupit të konsulencës së pasurive të paluajtshme ‘Knight Frank’.
Vlera totale e prodhimit të ndërtimit në vend parashikohet të arrijë në 181.5 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2028, gati 30 % më shumë nga niveli i vitit 2023, raportoi Bloomberg.
Pjesa më e madhe e kësaj shifre ka të ngjarë të vijë nga strehimi dhe të ashtuquajturat projekte giga, së bashku me zhvillime të tjera që janë pjesë e misionit të princit të kurorës Mohammed bin Salman për të transformuar ekonominë e varur nga nafta. Plani, i njohur si Vizioni 2030, duhet të krijojë një atmosferë suksesi për popullsinë në rritje, si dhe fluksin e pritur të turistëve të huaj.
Aktualisht është një transformimi historik ky që po ndodh në Arabinë Saudite me projekte ndërtimi që dallohen për shkallën, dizajnin dhe vlerën e tyre.
Që kur iniciativa Vizioni 2030 u prezantua tetë vjet më parë, Arabia Saudite ka nisur projekte me vlerë më shumë se 1.25 miliardë dollarë, sipas hulumtimit të publikuar nga Knight Frank.
Vetëm në vitin 2023, u dhanë më shumë se 140 miliardë dollarë kontrata ndërtimi. Shumica e tyre ishin në Riad, ku Arabia Saudite synon të rrisë popullsinë e saj në dhjetë milionë deri në vitin 2030.
Kryeqyteti është bërë një pikë kryesore qendrore ndërsa mbretëria përgatitet të presë ekspozitën botërore EXPO 2030, dhe ndoshta Kupën e Botës FIFA 2034.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.