Ura e denoncuar si e “shembur” nuk ndodhet në Shqipëri. Fotoja, e marrë nga “Civil Engineering Discoveries” në 2018
Ish kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka postuar në rrjetet sociale një video të një ure të cilës i është shembur një prej këmbëve dhe postimin e ka shoqëruar me tekstin: “Kjo urë quhet “Ura Rilindja”! Sapo hyri në përdorim u shemb! Vjedhje, vjedhje në çdo gjë vjedhje! #sb”.
Por nga një kërkim në internet rezulton se ura nuk është në Shqipëri dhe se fotoja është publikuar nga faqja ‘Civil Engineering Discoveries’, një faqe e specializuar në çështjet e inxhinierisë. Fakti që ura e dëmtuar ishte një imazh i marrë nga interneti, pa lidhje me Shqipërinë, u evidentua edhe nga vetë komentuesit e postimit.
Nga kërkimet në internet rezulton se fotoja është publikuar nga “Civil Engineering Discoveries”, një faqe e specializuar në çështjet e inxhinierisë.
Kjo faqe në maj të vitit 2018 ka postuar një grup prej 27 fotosh të urave me kollona të dëmtuara, nga e gjithë bota, në të cilën ndodhet edhe ura e denoncuar nga ish kryeministri Berisha, por që rezulton se nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.