Linja nënujore e interkoneksionit me Italinë – Takime mbi investimin, Balluku: Me rëndësi edhe për marrëdhëniet gjeopolitike
Projekti për ndërtimin e linjës energjetike nënujore të interkoneksionit me Italinë po avancon, teksa përfaqësuesit e operatorëve të transmetimit të 2 vendeve kanë zhvilluar një takim mbi këtë investim.
E pranishme në takim ishte edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale i konsideroi linjat e interkoneksionit si tejet të rëndësishme, jo vetëm në aspektin energjetik, por edhe në marrëdhëniet gjeopolitike, sidomos për rajone dinamike si ai i Ballkanit.
Projekti për ndërtimin e linjës nënujore energjetike të interkoneksionit me Italinë u prezantua gjatë vitit që shkoi, kur përmes një takimi të zhvilluar me drejtuesen e Operatorit të Sistemit të Transmetimit Italian (TERNA), u nda mendimi i përbashkët mbi nisjen e punës për hartimin e projektit të fizibilitetit teknik dhe ekonomik.
Ndërkohë, në dhjetor të vitit të kaluar u njoftua arritja e dakordësisë me qeverinë italiane, dhe me Emiratet e Bashkuara, që kanë vendosur të jenë pjesë e projektit, për ndërtimin e kësa linje energjetike mes Shqipërisë dhe Italisë.
Aktualisht, sistemi shqiptar i transmetimit është i lidhur me sistemt fqinje të Kosovës, Malit të Zi dhe Greqisë, me 6 linja interkoneksioni të shkëmbimit ndërkufitar, ndërsa në proces është edhe lidhja me Maqedoninë e Veriut.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.