Pagesat e energjisë, OSHEE ofron aplikacionin për klientët – Algert Luzi: Aplikacioni pranon ankesat e klienteve nga brenda e jashte vendit
Pagesat e energjisë elektrike mund të bëhen edhe nëpërmjet një aplikacioni që tashmë OSHEE ka vënë në përdorim për klienttë e vet.
Algert Luzi, administrator i FSHU, tha gjatë një interviste në televizionin SCAN se shumë nga marrëdhëniet me klientët tashmë mund të realizohen pa qenë e nevojshme të shkohet në sportel.
Ankesat, aplikimet për lidhjet e reja me rrjetin elektrik, rinovimi i kontratatave dhe shumë shërbime të tjera po ashtu janë të përfshira në aplikacion.
Paralelisht me ofrimin e këtij shërbimi online, OSHEE ka ndërmarrë edhe procedurat për ndryshimin e rregullores për lidhjet e reja me rrjetin e shpërndarjes.
Një nga ndryshimet kryesore lidhet me përcaktimin e kërkesave që duhet të përmbushin vetëprodhuesit e energjisë nga dielli për t’u lidhur me rrjetin e shpërndarjes.
Po ashtu, ajo parashikon edhe disa ndryshime në drejtim të lidhjeve të reja për furnizim.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.